Shqipëria në grup "ferri", por Panucci tregohet entuziast
Shqipëria mësoi sot kundërshtarët e saj në në Euro 2020. Kombëtarja Shqiptare në grupin H, ra përballë Francës, Turqisë, Islandës, Moldavise dhe Andores. Por pas shortit foli Christian Panucci, teksa bëri të ditur se skuadra e tij duhet të luftojë për vendin e dytë, pasi Franca është favoritja kryesore, shkruan Albeu.com.


Shorti – “Mund të shkonte më mirë më keq, por ne e pranojmë. Do të bëjmë të pamundurën. Franca është favoriti kryesor

Shanset për kualifikim – “Gjëja më e rëndësishme për ne është të rikuperojmë lojtarët. Nëse nuk kam lojtarët nuk do të kem rezultate. Në Shqipëri nuk interesohen për gjendjen e lojtarëve, vetëm për rezultatin”.

Kundërshtarët – “Ne duhet të shkruajmë historinë dhe duhet të luftojmë për të fituar”.

Rikthimi i lojtarëve – “Shpresojmë që të kem të gjithë lojtarët gati. Uroj
që të kemi lojtarët dhe të kemi zgjedhje”.

Ku dalim? – “Do provojmë të dalim të dytët, pasi Franca është favorite. Do të luftojmë me Turqinë dhe Islandën”. /albeu.com/

Shtuar më 02/12/2018, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori