Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, ja ku pozicionohemi (FOTO)

Shqipëria fiton pozicione në renditjen e FIFA -s përpara "Euro 2016". Kuqezinjtë tanë tashmë renditen në vendin e 42-të për muajin qershor, pas fitores në sfidën miqësore ndaj Katarit.

Skuadra e Gianni De Biasit ngjiti 3 vende, duke lënë poshtë vetes skuadra si Skocia, Paraguaji apo edhe Egjiptin. Tashmë Kombëtarja ka 667 pikë në total, 35 më tepër se muajin e kaluar. Shqipëria përmirësoi pozitat e saj vetëm një javë përpara startit të Euro 2016, ndërsa në periudhën Prill-Maj, skuadra pozicionohej e 45-ta.

Nga rivalët e Grupit A në Euro 2016, Zvicra pozicionohet e 15-a, Franca e 17-a, ndërsa Rumania klasifikohet në vendin e 22-të.
Në krye të renditjes botërore të FIFA-s mbetet Argjentina, që ndiqet si gjithmonë nga Belgjika./albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori