Shqipëria nis përgatitjet në Durrës
Kombetarja e Shqiperise
Eleminatoret e Euro 2012-ës janë lënë pas dhe bashkë me to edhe trajneri Kuzhe, por për kombëtaren shqiptare historia nis nga e para. Grumbullimi për miqësoret ndaj Azerbajxhanit dhe Maqedonisë ka nisur në hotel “Dyrrah në Durrës” dhe para mediave kanë dalë 3 prej lojtarëve, Andi Lila, Ansi Agolli dhe i thirruru i ri i kombëtares, Xhevahir Sukaj.

Lojtarët janë shprehur para mediave se një erë e re duket se po nis në kombëtaren shqiptare të futbollit megjithëse ende nuk është zgjedhur timonieri i ri i ekipit.

Momentalisht, ekipi ynë kombëtar drejtohet nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori