Shqipëria nuk ka fuqi të ndalë Messin (VIDEO)
Kombëtarja jonë e futbollit ishte tejet e vogël përballë Messit me shokë pasi ato thjesht kanë qëndruar në fushë tek shihni lojtarët e Argjentinës tek luanin me topin me njëri-tjetrin.

Kjo ka qenë thjesht një ndeshje stërvitore për Argjentinën pasi vetë loja dukej e tillë duke pasur parasysh se Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka mundur të largohet nga porta e saj as edhe një minutë të vetëm.

Çdo gjë e fillon Lavezzi në minutën e 5' dhe më pas me dyfishimin e yllit Lionel Messi në minutën e 43'. Kjo ka mjaftuar për pjesën e parë.

Me fillimin e së dytë gjithçka ishte një formalitet pasi Argjentinasit nuk ndalen dhe nuk ngopen së shënuar pasi rikthehen tek goli në minutën e 75' me Agueron dhe ai që mbyll gjithçka është Carlito Tevez në minutën e 90'. /albeu.com/

Shikoni golat:







Shtuar më 21/06/2011, ora 01:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori