Shqipëria-Olimpiku 9 me 0
Vazhdon grumbullimi për kuqezinjtë me një ndeshje kontrolli përballë skuadrës së kategorisë së dytë, Olimpikut. Trajneri Gianni De Biasi ka përzierë lojtarët duke provuar atë çka ai ka ndërmend për të aktivizuar e ndryshuar në dy ndeshjet e radhës.

Në pjesën e parë tekniku italian hodhi në fushë këtë formacion: në portë Berisha, në mbrojtje Lila, Curri, Mavraj dhe Arapi, në mesfushë Vila, Bulku, Hyka dhe Gilman Lika, ndërsa në sulm dyshja Salihi-Cani. Gjatë pjesës së parë, që zgjati rreth 35 minuta, shënuan Lika, Çani dhe Salihi, por kuqezinjtë kishin rezervuar një paraqitje edhe më të mirë në të dytën.

De Biasi e ndryshoi të gjithë ekipin duke aktivizuar në portë Ujkanin, në mbrojtje Dallku, Osmani, Veliu dhe Agolli, në mesfushë Roshi, Cana, Kukeli dhe Meha, ndërsa në sulm Bogdani dhe Sadiku. Pas një fillimi të qetë të pjesës së dytë, kuqezinjtë shpërthyen me 5 gola, ku ra në sy loja e mirë e Alban Mehës, por edhe inkursionet e Roshit nga e djathta.

Sa i përket rezultatit përfundimtar, ai ishte 9-0. Kaëtr gola u shënuan nga Sadiku, dy nga Bogdani dhe më pas Salihi, Cani, Lika e Roshi. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2012, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori