Shqiperia organizatore e Boterorit per vrapim malor
Albeu.com
Dje në Barcelonë është marrë vendimi që në vitin 2011 Shqipëria të jetë mikpritëse e kampionatit botëror në vrapimin malor. Mësohet se mes Federatës Botërore dhe Ministrisë shqiptare të Turizmit, Rinisë dhe Sportit është nënshkruar edhe një kontratë për këtë eveniment.Pritet që ky kampionat të zhvillohet në muajin shtator 2011. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i Federatës shqiptare të Atletikës, raporton BallkanWeb

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, edhe zëvendëspresidenti i Federatës Botërore të Atletikës, si dhe rekordmeni i botës në kërcim së larti, Sergei Bubka, kanë deklaruar se Shqipëria është vendi ideal për organizimin e Kampionatit Botëror të Vrapimit Malor.
Shtuar më 31/07/2010, ora 09:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori