Shqipëria rrezikon të humbasë Panuccin, mediat italiane e bëjnë me ekip të ri
Pëlqej
“La Nuova Ferrara”, e cila është mediat e qytetit të Ferrarës ku gjendet edhe ekipi i SPAL, ka publikuar sot një lajm me kryefjalë teknikun e Kombëtares Shqiptare, Cristian Panucc.

Mediumi italian e shikon strategun e Kombëtares kuqezi si një mundësi për të drejtuar stolin e SPAL-it, që është nisur vrullshëm drejt Serisë B.

"Dje, ka dalë në skenë edhe emri i Christian Panuccit, ish-mbrojtës i Milanit, Real Madridit, Interit dhe Romës, ish-zëvendës i Capelos te Rusia, trajner i Livornos dhe Ternanës dhe aktualisht trajneri i Kombëtares shqiptare, nga e cila mund të shkëputet për të marrë drejtimin e një pankine në Itali”, shkruan “La Nuova Ferrara”./albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori