Shqipëria shkatërron Greqinë 5:0
Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë ka arritur të mundë me një rezultat të thellë 5:0 përfaqësuesen e Greqisë në turneun miqësor që po zhvillohet në Itali.

Ekipi i drejtuar nga Foto Strakosha ka arritur të korr fitore me rezultat 5:0, duke dhënë kështu një paraqitje të shkëlqyer në përballje megrekët. Në këtë takim dy gola i ka realizuar Krasniqi, kurse nga një e kanë shënuar Ruçi, Mici e Lamçaj. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme e ekipit kuqezi, pavarësisht që bëhet fjalë për nj turne miqësor. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2014, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori