Nuk ka 2 pa 3 u shpreh trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Bjellorusisë, si për të vënë në dukje se objektivi i
vetëm i kuqezinjëve, në
sfidën e sotme ndaj Bjellorusisë në Air Albania është
vetëm fitorja, një sukses që do t’i garantonte kombëtares jo
vetëm vendin e parë në grupin 4 të Ligës C por edhe ngjitjen në Ligën B të edicionit të ardhshëm të Nations League si dhe shumën e 1.125 milionë eurove.
2 muaj më parë kuqezinjtë triumfuan 0-2 brenda në Bjellorusi me golat e Cikalleshit dhe Bares, por në 4 ndeshjet e radhës bjellorusët kanë grumbulluar 10 pikë, kundrejt
vetëm 5 pikëve të Shqipërisë dhe sot opsioni i
vetëm për djemtë e Rejas është fitorja. Para kësaj sfide kuqezinjtë morën lajmin e hidhur se Elseid Hysaj rezultoi pozitiv me koronavirus dhe do t’u shtohet mungesave të tjera që ka kombëtarja siç janë Strakosha, Kumbulla, Sadiku, Broja, apo edhe Abrashi i skualifikuar.
Në mesfushë në vend të mesfushorit të Freiburg i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, Reja pritet të aktivizojë Qazim Laçin, ndërsa po në këtë repart pritet të bëjë edhe disa ndryshime të tjera krahasuar me
sfidën ndaj
Kazakistanit, me Gjasulën që nëse do të jetë në formën optimale do të zbresë që nga minuta e parë në fushë.
Në sulm do ta nisë që nga minuta e parë sërish dyshja Cikalleshi-Manaj, pasi të du treguan formë të mirë ndaj
Kazakistanit, duke gjetur rrugën e rrjetës. Misioni për të marrë tre pikët nuk do të jetë i lehtë për Shqipërinë por as i pamundur. Përballjen e Nations League mes kuqezinjëve dhe bjellorusëve do të keni mundësi ta ndiqni live në Supersport duke filluar nga ora 16:00.
Shtuar më 18/11/2020,
ora 08:28