Shqipëria U-21 për “hakmarrje” ndaj Portugalisë
Në “Qemal Stafa” në orën 18:00, Shqipëria U21, e përbërë me lojtarë që premtojnë shumë për të ardhmen, do të kërkojë të arrijë një rezultat pozitiv ndaj Portugalisë U21, që sezonin e kaluar arriti deri në finale të Kampionatit Europian.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Redi Jupi mori një barazim 1-1 vetëm 4 ditë më parë ndaj Izraelit dhe pse luajti për më shumë se 40 minuta me një lojtar më pak. Milot Rashica e Endri Cekiçi ishin dy lojtarët që bën diferencën në pjesën e dytë, ku ky i fundit ishte edhe autor i golit të barazimit.

Edhe në ndeshjen ndaj Portugalisë vëmendja do të jetë pikërisht te këta dy lojtarë, duke qenë se do të mundojë lojtari i Interit, Rey Manaj, për arsye dëmtimi si edhe Avdiaj, i ndëshkuar me të kuqe në ndeshjen e fundit. /Albeu.com/
Shtuar më 08/09/2015, ora 16:53
albania
e Martë 8 Shtator 2015, Ora 19:35
haha hakmarrje
4-0 pjesa e pare
ndeshje e shitur
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori