Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Shqipëria U21 shmang humbjen në minutat e fundit përballë Andorras (VIDEO)
Shqipëria U21 e Alban Bushit ka shmangur humbjen e dytë radhazi në fazën kualifikuese për Euro 2021 falë një goli të realizuarminutat e fundit të takimit të luajtur sot në fushën e Andorrës.

Pas disfatës 2-1 të pësuar në shtëpi kundër Turqisë, kuqezinjtë kanë arritur të marrin një pikë me shumë vuajtje në transfertë.
Jordi Alaez, lojtari që nuk mundi të bënte dot asgjë në 17 minutat e luajtura kundër Shqipërisë së Bulkut, ka qenë protagonisti i takimit të sotëm me dy gola.

Ai ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 19 -të dhe ka realizuar golin e fitores në minutën e 55-të pasi Imeri ka barazuar përkohësisht për Shqipërinë në të 53-ën.

Kur mendohej se Shpresat do të merrnin një tjetër rezultat zhgënjyes, Sula ka gjetur golin e barazimit në minutën e 86-të, duke përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase.
Ky rezultat ka ndihmuar kuqezinjtë të ngjiten në vendin e tretë të renditjes së Grupit 3, me pikë të barabarta me Andorrën. /albeu.com/

style="width: 100%; height: 0px; position: relative; padding-bottom: 56.749%;">

Shtuar më 26/03/2019, ora 20:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori