Shqipërisë i hapet "drita jeshile" për Botërorin e Peshëngritjes në SHBA
Kombëtares shqiptare të Peshëngritjes i hapet rruga për të marrë pjesë në Botërorin e peshëngritjes, që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti, në Huston të SHBA-ve.

Ka qenë shefi i akreditimeve i këtij kampionati, Meredit Par, ai që i ka kërkuar presidentit Elez Gjoza, emrat e sportistëve që do të marrim pjesë në Botëror.

Presidenti Gjoza e ka informuar për pezullimin 1-vjeçar të Federatës shqiptare, por drejtori i akreditimeve të Botërorit, pasi e ka siguruar Gjozën se do të bëjnë të pamundurën, që Shqipëria të marrë pjesë në Botëror, i ka kërkuar atij që të fillojnë procedurat me pajisjen me vizë të Kombëtares shqiptare.

Mësohet gjithashtu se, Shqipëria po bëhet gati që të marrë pjesë me 5 peshëngritës në këtë Botëror, 4 meshkuj dhe 1 femër. /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2015, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori