Shqiponjë edhe në Serbi? Shaqirit i rezervohet një vizitë në "ferr"
Skuadra e Liverpoolit do të jetë në grupin C ku së bashku me të janë edhe skuadra e Paris Saint Germain, Napoli dhe Crvena e Zvezdës. Epo ky i fundit ndoshta është një kundërshtar që ne shqiptarët ndoshta do të jemi para ekranit kur Liverpool të ndeshet me të.

Kjo pasi, bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin i cili luan të skuadra e Liverpoolit dhe ndoshta në ndeshjen me Crvena e Zvezdës në Beograd ai mund të jetë edhe në lojë. Kështu duket se shorti i ka rezervuar lojtarit me origjinë shqiptare një vizitë në “ferr”.

Pasi dihet shumë mirë se atje ai nuk do të jetë i mirëpritur. Kjo për faktin se Shaqiri i shënoi gol në Botëror Serbisë dhe më pas festoi me shqiponjë. Mos vallë do të kemi shqiponjë edhe në Beograd?!
Shtuar më 30/08/2018, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori