Shqipëri-Maqedoni, ja rrugët që do të bllokohen në Shkodër
Ditën e nesërme në stadiumin e Shkodrës në orën 20:45 do të luhet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, ndërmjet përfaqësueses së Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Policia e Shkodrës ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje normale të këtij aktivitetit sportiv.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, ju bëjmë me dije qytetarëve të qytetit Shkodër dhe tifozerisë vendase dhe të huaj, ardhur nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia dhe treva të tjera shqiptare, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj

Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 08:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimiautomjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00

Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 08:00 deri në ora 24:00

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 08:00 deri në orën 24:00

Do të ndalohet parkimi i automjeteve, në të dy anët e Unazës Perëndimore (nga ish Zukthat deri tek Kryqëzimi i Kirasit) nga ora 08:00 deri në orën 24:00

Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore :

“Xhabije – Parrucë”

“Sheshi 2 Prilli – Parrucë”

“Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”

“Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20:45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17:00
Shtuar më 04/09/2016, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori