Ndeshja e 24 marsit mes Italisë dhe Shqipërisë do t’i shërbejë kombëtares shqiptare të futbollit jo vetëm për të kaluar momentin e vështirë ku ndodhen, por dhe për të thyer një
rekord.
Një
fitore e kuqezinjve do t’i jepte fund një ecurie
rekord prej 54 ndeshjesh radhazi të përfaqësueses italiane në kualifikueset europiane, gjatë të cilës askush nuk ka arritur t’i mundë, raporton
Panorama Sport.
Ka kaluar një dekadë që nga humbja e fundit e Italisë në kualifikuese, kur në shtatorin 2006, Franca e mposhti me rezultatin 3-1 duke u hakmarrë disi për humbjen në finalen e Kupës së Botës.
Që atëherë, në ndeshje kualifikuese të Europianit apo Botërorit, Italia nuk ka dalë asnjëherë e mundur nga fusha, duke regjistruar 54 ndeshje
pozitive radhazi (40
fitore, 14 barazime), një arritje e jashtëzakonshme, po të merret parasysh se aktualisht në Europë janë vetëm dy skuadra të cilat kanë një seri
pozitive dyshifrore, transmeton
panorama.
Shtuar më 16/11/2016,
ora 13:05