Shqipëria U-17 e nis me humbje ndaj Italisë
Kanë nisur sot takimet në grup të fazës eliminatore të Europianit 2017 për moshat U-17, ku Shqipëria kreu përballjen e parë me Italinë. Të besuarit e trajnerit Dzemal Mustedanagiç nuk kanë arritur që t’ia dalin ndaj Italisë, e cila ka mundur që të fitojë me gol të minutës së 62.

Në pjesën e parë kuqezinjtë kanë krijuar volum loje dhe raste goli, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës axurrët kanë shënuar me Merola-n, duke ruajtur rezultatin deri në përfundim të takimit, raportin Newsport.

Ndeshja e radhës do të luhet kundër Serbisë në datën 28 tetor, ndërsa sfida e fundit në grup është ajo kundër Maqedonisë më 31 tetor. Kuqezinjtë duhet që të fitojnë patjetër dy ndeshjet e radhës që të kualifikohen në Elite Round.
Shtuar më 26/10/2016, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori