Shqipëria U-21 mposhtet në fund (VIDEO)
Shqipëria ka pësuar humbje nga Greqia me rezultat 2-1 në ndeshjen e parafundit për kualifikimet në Kampionatin Evropian U-21.

Megjithëse kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Liridon Latifi, u desh të dorëzohet në fund.

Ishte mbrojtësi Silvester Shkalla që mori karton të kuq duke shkaktuar penallti, ndërsa nga pika e bardhë shënoi Nikolaos Ioannidis.

Shqipëria u hodh në sulm që të kërkojë fitoren, pasi kishte gjasa të mëdha të kalojë tutje, por pësoi nga kundërsulmi.
Ishte Kosmas Tsilianidis ai që shënoi në minutën e 90-të.

Shqipëria mbetet në pozitën e tretë me 12 pikë aq sa ka Izraeli. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori