Shqiptaret akuzohen per blerje ndeshjesh
Albeu.com
Mafia shqiptare tashme eshte perfshire edhe ne aferat e botes se basteve sportive. Sipas se perditshmes turke "Sabah", skandali i shitjes se ndeshjes Sebatspor - Kayserispor, eshte veper e grupeve mafioze shqiptare.Mafia shqiptare, e njohur tashme per trafikun e qenieve njerezore, lendeve narkotike gjithashtu edhe per vrasje, duket se ka shtrire tentakulat e saj edhe ne boten e futbolli. Dihet qe parate jane prioriteti i mafias dhe ketu nuk bejne perjashtim edhe grupet kriminale shqiptare, te cilat kohet e fundit jane bere protagoniste te manipulimeve ne boten e basteve sportive. Duke qene se rreth fushave te blerta te futbollit leket qarkullojne gjithnje e me shume, mafiozet shqiptare kane tentuar dhe ia kane arritur qellimit te manipulojne ndeshjet.

Nese ne kampionatin shqiptar ka rezultuar se eshte krejtesisht e lehte qe te blesh ndeshje apo lojtare edhe blerja e lojtareve te huaj nuk duket se ka qene e veshtire nga grupet shqiptare. Madje ata kane arritur qe t'a bejne nje gje te tille ne nje vend sic eshte Turqia, ku futbolli kohet e fundit ka perparuar me hapa gjigande. Ndeshja Skandali i shitjes se ndeshjes midis skuadrave Sebatspor dhe Kayserispor ka qene produkti i mafias shqiptare. Sipas hetimeve paraprake nga drejtesia turke, te publikuara ne te perditshmen e ketij vendi "Sabah", ne kete afere eshte perzier edhe mafia shqiptare, madje mendohet se kjo e fundit ka qene organizatorja kryesore e ketij akti te shemtuar qe tronditi e futbollin turk dhe ate nderkombetar. Gazeta ne fjale ka publikuar kopjen e dosjes hetimore, e cila inkriminonte edhe mafian shqiptare ne shitjen e ndeshjes se lartpermendur.

Faktet Sipas gazetes ne fjale, rezulton se policia zoteron kaseta ne te cilat jane te regjistruara me ane te pergjimit te telefonit, bisedat telefonike te lojtarit me bashkebisedues nga Shqiperia. Futbollisti i perfaqesueses turke, Gokdeniz, i cili eshte edhe koka e skandalit, pak ore perpara ndeshjes ka kontaktuar nga telefoni i gruas se tij me nje numer, prefiksi i te cilit ishte 00355. Ai ka folur plot shtate here me "miqte" nga Shqiperia, te cilet sipas hetuesve vendas, e kishin organizuar ne menyre perfekte mbulimin. Sipas policise turke, lojtarit i ishte dhene nje shume e majme parash, por qe gjithsesi ata nuk kane dhene detaje me te hollesishme per kete.

Hetimet Per t'a zbardhur deri ne fund ceshtjen, hetuesve turq do t'u duhet te udhetojne drejt Tiranes, sepse materialet qe ata kane ne dispozicion, nuk jane te mjaftueshme per te vene perpara drejtesise autoret e ketij skandali. Nje nga kreret e policise turke ka thene se shume shpejt do te nisen drejt Shqiperise nje grup ekspertesh, te cilet me ndihmen e organeve vendase, do bejne te mundur zbardhjen e kesaj ngjarjeje qe tronditi se tepermi boten e sportit me te pelqyer ne Turqi. Precedentet Organet e drejtesise turke mendojne se kjo nuk eshte vepra e pare e ketij lloji per sa i perket grupeve kriminale shqiptare. Sipas tyre, nuk eshte koincidence fakti qe vitin e kaluar, pak dite perpara kesaj ndeshjeje, nje lloto sportive ne kampionatin argjentinas, e cila kapte vleren e 38 mije dollare amerikane, eshte fituar nga nje 19- vjecar shqiptar.

Skuadra per te cilen ai kishte vene bast se do te fitonte, e kishte koeficientin 9,5 dhe kjo sipas hetuesve turq eshte shume e dyshimte. Sipas tyre, grupet shqiptare duket se jane infiltruar edhe ne kampionatin argjentinas, sepse duke u bazuar tek veprimet e tyre teper te sofistikuara, ata mund te veprojne edhe ne kampionate te tjera, por qe tani per tani asgje nuk eshte vertetuar me fakte.
Shtuar më 01/09/2005, ora 17:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori