Shqiptarët bashkohen me dhembjen e Mavrajt, ja super-mesazhi i Canës (FOTO LAJM)

Bashkë në fitore, bashkë edhe në dhembje. Ndarja nga jeta e babait të futbollistit të Kombëtares Mërgim Mavraj ka bërë që mijëra shqiptarë, kudo ndodhen, të ngushëllojnë mbrojtësin për humbjen e të atit.

Njerëz të thjeshtë, por edhe personazhe publikë kanë ngushëlluar në rrjetin social Facebook Mavrajn duke i shprehur dhembjen dhe përkrahjen në këtë ditë të vështirë, përcjell Portali Albeu.

Në ngushëllim nuk kanë munguar futbollistët e Kombëtares Lorik Cana, Taulant Xhaka, Ansi Agolli etj, por mbi të gjithë spikat kapiteni kuqezi me fjalët: "Zoti e Mëshiroftë babain tënd vëlla, vdekja në ditën e xhuma shum e pëlqyer në Islam. Allahu ju ruajt gjith familjen tuaj. Amin".

Koment ngushëllues kanë shprehur edhe gazetarë, analistë, këngëtarë, djali i ish kryeministrit Berisha si dhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Ali Zaimi. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori