Përplasje mes shqiptarëve dhe serbëve në Zyrih, ka patur edhe të shtëna (VIDEO)
Update - Ndeshja Shqipëri-­Serbi përfundoi me humbje të shqiptarëve, por me një përshtypje të mirë që la sjellja e tyre pa eksese, e cila në fund u mor si ngushëllim për humbjen.

Por, kështu nuk ishte edhe në Zyrih! 2000 kilometra larg nga Elbasani, një grup tifozësh shqiptarë u ballafaquan me grupin tjetër kundërshtar, të tifozëve serbë. Ky ballafaqim përfundoi me grushte, hedhje gurësh e shishesh ndërsa së paku një person (një polic) u lëndua, raporton Albinfo.ch.

Sherri u ndez pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes që u bë në disa lokale në Oerlikon të Zyrihut.

Tifozët nga të dyja kampet e kanë ndjekur me shumë interes dhe me emocione ndeshjen, shkruan policia në një komunikatë për medie të lëshuar të premten. Madje edhe gjatë ndeshjes kanë ndodhur provokime para lokaleve ku bëhej transmetimi. Provokimet dhe konfliktet në mes të tifozëve kulmuan pas përfundimit të ndeshjes kështu që u desh ndërhyrja e fuqishme e policisë së qytetit të Zyrihut.

Madje kur policia provonte t`i ndante rivalët nga njëri tjetri, ata në disa raste treguan agresivitet edhe ndaj policisë. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2015, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori