Shqiptarët e SHBA-ve emocionojnë Salihin
Sulmuesi shqiptar i DC United, Hamdi Salihi, ishte ndër të paktit në "Red Bull Arena" të dielën e shkuar që iu gëzua një koleksioni të veçantë famujsh kuqezi. Natyrisht, ansambli i ngjyrave nuk përfaqësonte DC United, por ishte një përshëndetje kundrejt Salihit nga një grup fansash të tij. Më shumë se 200 tifozë jetojnë në afërsi të New York, por grupi shkon në 250 kur afrohet në zonën e takimeve me idhullin e tyre.

"Më bënë të ndihesha krenar. Më bënë të ndihesha shumë mirë, pasi është diçka speciale kur ke mbështetjen e fansave të tu, edhe pse luan në një kontinent tjetër", tha Salihi për mediat amerikane.

"Besomëni, tani Junajtid ka nga 1 deri në 2 milionë tifozë më shumë, sepse shqiptarët janë të interesuar që të dinë se ku luaj dhe si luaj. Ndoshta më parë ata nuk e kishin idenë e kampionatit amerikan dhe të DC United, por tani ju siguroj që na ndjekin", u shpreh bomberi shkodran.

Në fakt, Salihi e ka parë flamurin e Shqipërisë të valëvitet edhe në stadiume të tjera në Amerikë, por jo aq shumë sa në New York.

"E ndjeni këtë gjë vetëm nëse luan futboll. Ti shikon persona nga vende të ndryshme që të mbështesin, dhe kjo të bën të ndihesh se realisht ke bërë diçka të bukur dhe të rëndësishme në karrierën tënde". /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2012, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori