Shqiptarët e Zvicrës duhet të luajnë për Kosovën
Mesfushori Xherdan Shaqiri duhet të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës së bashku me futbollistët e tjerë kosovarë që paraqiten te Përfaqësuesja e Zvicrës. Kështu është shprehur për "Tagesanzeiger.ch" Samuel Reber.

"Shaqiri duhet të luajë për Kosovën, pa u bërë fare e madhe në Zvicër kjo. Edhe nëse lojtari është rritur në Zvicër nuk ka rëndësi. Pasi një sportist duhet të përfaqësojë vendin, për të cilin i rrah zemra.

Nga ky identifikim jeton sporti, e në veçanti sporti i përfaqësueseve. Paramendoni një djalosh kosovaro-shqiptar që vjen në Zvicër. Situata e tij është shumë e veçantë. Me shumë mundësi ai ka ikur nga lufta, ndërsa gjendet në një vend të huaj ku brengoset për vendlindjen e tij dhe të afërmit që ka lënë prapa.

Zemra e sportistëve tanë të rinj rrah për Kosovën e re. Në anën tjetër është mjaft e qartë: Kosovës i nevojiten sportistët, pasi çfarë është më identifikuese sesa një përfaqësuese e fortë e futbollit. Unë nuk i njoh historitë e familjes së Shaqirit e të Xhakës. Nëse ata duan të luajnë për Kosovën, nëse në një të ardhme të afërt formohet një përfaqësuese, atëherë duhet të bëjnë këtë pa u penguar nga askush", ka thënë Reber. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2013, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori