Shqiptarët habisin Botën, 3 vëllezër në 3 kombëtare të ndryshme. Ja kush janë fenomenët

Shpeshherë rastet që vijnë nga Shqipëria janë nga ato që të lënë me gojëhapur, nga ato që nuk e kanë një të dytë jo vetëm në Europë, por në mbarë Botën.

“Nuk kanë talent shqiptarët”, thonë pa u menduar gjatë shumë persona, të cilët harrojnë faktin më të rëndësishëm, se jemi ne ata që po mbajmë aq shumë përfaqësuese të ndryshme.

Madje, nëse i hyjmë gjërave më thellë, do të shohim nga ato çudi që vetëm në Shqipëri mund t’i gjesh, shkruan Shqipëria.Ch.

Kemi dy raste të familjeve, në të cilat janë tre vëllezër që luajnë në tre përfaqësuese të ndryshme.

Fillimisht do të ishte familja “Xhaka”, që ishte për të hyrë në histori, tre bijtë e saj do të zgjidhnin tre përfaqësuese të ndryshme.

Taulant Xhaka me Shqipërinë, Granitin me Zvicrën, ndërsa Agoni kërkon vazhdimësinë e tij me Kosovën.

Sikur të mos mjaftonte ky rast, shqiptarët vijnë me një tjetër precedent të ngjashëm.

Familja Ajeti është duke ecur në të njëjtën rrugë, teksa sipas lajmeve të fundit, më i vogli i kësaj familje, Adonis Ajeti, do të zgjedhë të përfaqësojë Kosovën.

Albiani e mbylli përfundimisht historinë e tij në ditën e djeshme, teksa debutoi me Zvicrën.

Për Arlind Ajetin nuk ka nevojë për shumë informacione, pasi ai luan me kuqezinjtë.

Kësisoj, janë dy familje, Xhaka dhe Ajeti, të cilët kanë nga tre lojtarë që përfaqësojnë tre kombëtare të ndryshme.
Shtuar më 09/09/2018, ora 20:01
Adipr
e Dielë 9 Shtator 2018, Ora 20:28
"Shpeshherë rastet që vijnë nga Shqipëria janë nga ato që të lënë me gojëhapur..." dhe "...Agoni kërkon vazhdimësinë e tij me Kosovën", keto deklarata nuk perputhen. Qe te dy familje vijne nga Kosova, prandaj me d sakte do te ishte "Shpeshherë rastet që vijnë nga shqiptaret e Kosoves janë nga ato që të lënë me gojëhapur..." dhe "...Agoni kërkon vazhdimësinë e tij me shtetin e origjines Kosovën". Kur eshte per tu krenuar nuk e keni problem t'i pervetesoni gjerat tona, ndersa nuk e keni problem te na ofendoni ne cdo rast qe ju jepet. Jane familje shqiptare nga Kosova e cila e ka popullin shume me superior se ju qe jeni...
Kola
e Hënë 10 Shtator 2018, Ora 14:26
Adipr, qenke koketul. Ti ose je jugosllav ose je serb, sepse kemi vec nje komb.
Te fala nga nje shqiptar i Pejes.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori