Shqiptarët i gëzohen mungesës së Shukurit
Pëlqej
Albeu.com
Deri ditën e shtunë, para ndeshjes kritike që do të luajë me Shqipërinë, stërvitja e ekipit turk do të vazhdojë me parullën "Patjetër fitore!"Deri ditën e shtunë, para ndeshjes kritike që do të luajë me Shqipërinë, stërvitja e ekipit turk do të vazhdojë me parullën "Patjetër fitore!" Edhe te fronti kundërshtar ka një pritje gjithë ankth. Alban Bushi, duke folur për "Fanatik", tha: "Ne do të kërkojmë të bëjmë një surprizë në "Inonu", stadiumin ku do të luhet ndeshja." Para pak kohësh, pasi u largua nga Istambulspori, Bushi kishte thënë që Turqia dhe Shqipëria janë dy vende mike dhe vëllezër. "Për mua do të jetë një ndeshje e ndryshme nga të tjerat. Jemi lutur që Hakan Shukuri të mos thirrej në skuadër dhe kjo u bë realitet. Është një golashënues shumë i mirë dhe për momentin është tepër në formë. Mosaktivizimi i tij me Turqinë është një avantazh për ne në këtë ndeshje," - ka shtuar Bushi. Tre futbollistët e tjerë, Rraklli, Lala dhe Tare, thanë se detyra e tyre është të arrijnë të pamundurën. Shqipëria, një vend poshtë në renditjen e FIFA?s Ekipi kombëtar shqiptar renditet i 88?ti në botë. Lajmi është publikuar dje nga faqja zyrtare e FIFA?s, e cila ka nxjerë edhe renditjen e përmuajshme botërore të kombëtareve të shteteve. Në renditjen e muajit mars, Shqipëria ka humbur një vend në renditjen e FIFA?s. Rehagel: Gjeorgjia, pastaj Shqipëria Trajneri i Greqisë, Oto Rehagel, ka dhënë dje në kryeqytetin helen një konferencë për shtyp. Në fjalët e tij, gjermani i stolit grek është shprehur se skuadra e tij duhet të fitojë me çdo kusht me ekipin gjeorgjian. Dhe menjëherë 4 ditë më pas skuadra duhet të arrijë të mundë Shqipërinë në Pire. Sipas Rehagelit, skuadra duhet t'i fitojë këto dy takime nëse dëshiron të shkojë në Botërorin e 2006?ës.



Përgatiti: Q.Elezi
Shtuar më 25/03/2005, ora 03:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori