Shqiptarët nuk i shqepen Maqedonisë, e ndjekin dhe në cepin më të largët
Pëlqej
Në Shtrumicë Shqipëria do të përballet me Maqedonisë, në një ndeshje ku sigurisht nuk do të mungojnë ngjyrat kuqezi.

Besohet se rreth 450 tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në qytetin më të largët lindor maqedonas që do të luhet pranë kufirit me Bullgarinë. Kjo është shifra zyrtare e tifozëve të Kombëtares që nuk do të mungojnë në stadiumin me kapacitet prej 6,500 vendesh dhe që është rinovuar vetëm gjatë muajve të fundit.

23 vite kishte Maqedonia që nuk zhvillonte një ndeshje kualifikuese larg Shkupit. Stadiumi “Mlladost” i Shtrumicës është rinovuar në mënyrë artificiale, duke u klasifikuar në kategorinë e tretë të UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2017, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori