Shqiptarët që pritën me brohorima, nuk ishin tifozë të Italisë, por të Juventusit (VIDEO)
Kombëtarja e Italisë ka zbarkuar, ashtu siç ishte paralajmëruar, rreth orës 17:30 në vendin tonë, pasi avioni u ul në aeroportin “Nënë Tereza”. Të gjitha ata që prisnin se katër herë kampionët e botës do të bënin një dalje “përshëndetëse” kanë mbetur të zhgënjyer, sepse autobusi në të cilin kishin hipur Bufon me shokë doli nga dalja “VIP” e aeroportit dhe u nis menjëherë në drejtim të qytetit të Shkodrës, ku sot në mbrëmje, në stadiumin “Loro Boriçi”, do të luajtur ndeshjen e fundit të Grupit G.

Në aeroport kishin mbërritur disa dhjetëra tifozë e sportdashës shqiptarë, afro 50-60, që ëndërronin një foto me ndonjë prej kampionëve të Xhanpiero Ventura, por në fund më fatlumët kanë mundur vetëm që të kapin autobusin me xhama të errët që të largohej nga aeroporti, nën mbikëqyrjen e makinave dhe motorëve të shumtë të policisë, të të gjitha reparteve të ndryshme speciale.

Ndërkohë, në Shkodër, ata që kanë pritur italianët, në hyrjen e hotelit, kanë vënë në shënjestër mbi të gjitha Leonardo Bonuçi. Nëse tifozë të Milanit e kanë përshëndetur, mbrojtësi ka qeshur në mënyrë ironike edhe me disa juventinë të cilët e kanë ngacmuar, duke i thirrur në fytyrë emrin e skuadrës së tyre të zemrës. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2017, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori