Kombëtarja jonë e futbollit duket edne shumë larg pjesëmarrjes në eventet ndërkombëtare si Kampionati Botëror apo Kampionati Europian. Por kjo nuk pengon që në "
Euro 2012">
2012" të luajë një shqiptar.
Futbollisti shqiptar nga Kosova, Emir
Bajrami, është përfshirë në listën përfundimtare të Kombëtares suedeze për pjesëmarrje në kampionatin evropian që do të mbahet në Poloni e Ukrainë nga 8 qershori deri më 1 korrik.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat suedeze, ndërkohë që seleksionuesi Erik Hamren ka arsyetuar përfshirjen e kosovarit në listën përfundimtare, megjithëse 24-vjeçari nuk pati një sezon të mirë në Hollandë me skuadrën e tij Twente.
Përzgjedhësi Hamren ka mbrojtur vendimin e tij për të përfshirë në listë mesfushorin
Bajrami. Ai ka thënë se në "
Euro 2012">
2012" i duhen lojtarë kreativë dhe sipas tij
Bajrami është një prej këtyre lojtarëve. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2012,
ora 09:49