Shqiptari i gjashtë i kombëtares së Zvicrës (FOTO-LAJM)

Valon Behrami
Pajtim Kasami, është lojtari i gjashtë i cili i bashkohet grupit prej pesë lojtarëve shqiptarë të cilët luajnë në kombëtaren zvicerane. Pas Behramit, Xhemailit, Shaqirit, Xhakës dhe Mehmedit, trajneri Hitzfeld ka thirrur në kombëtare edhe 21 vjeçarin i cili luan me skuadrën e Fullhamit në Angli.

Sipas Hitzfeldit, me Lichtsteiner-in nuk mund të llogaritet së paku në ndeshjen që zhvillohet në Shqipëri më 11 tetor.
Megjithëkëtë ai do t`i bashkohet të hënën skuadrës në përgatitjet në Feussisberg. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2013, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori