Shqiptari i prish debutimin si trajner Gatuzos, shënon dhe asiston
Pëlqej
Premiera e Xhanaro Gatuzos si trajner i skuadrës së të rinjve të Milanit nis me një hap fals. Ekipi i tij u mund dje në ndeshjen hapëse të Serisë A për të rinj, duke pësuar pesë gola nga Sasuolo.

Goli i avantazhit kuqezi u shënua nga Forte, por pak minuta më pas skuadra e Gatuzos humbi mbrojtësin Belanova, i cili, në përpjekje për të shpëtuar portën, shkaktoi një ndërhyrje që u ndëshkua me karton të kuq, raporton SuperSport. Zigjelbrit përfituan nga avantazhi numerik për të përmbysur sfidën.

Ata iu përgjigjën Milanit me Pierinin, Gionin, Skamakën dhe shqiptari Aristid Kolaj. Mesfushori ynë, përveç golit të avantazhit për ekipin e tij, dhuroi edhe asistet për golin e tretë dhe të katërt duke qenë një nga më të mirët në fushë për skuadrën e tij.

Në përfundim të ndeshjes, Gatuzo u shfaq i dëshpëruar përpara mediave, duke ua faturuar humbjen 73 minutave që skuadra e tij luajti me një lojtar më pak.
Shtuar më 10/09/2017, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori