Shqiptari merr titullin e kampionit që dikur e mbante Holifild (VIDEO)
Erzen
Rrustemi është kampion i botës në versionin WBF për peshat e rënda. Boksieri shqiptar e bëri të vetin gjerdanin që dikur e ka mbajtur edhe legjenda Evander
Holifild pasi mposhti mbrëmë me
nokaut që në
raundin e dytë argjentinasin Rikardo Ramirez.
Me mbështetjen e shumë shqiptarëve në Arhus të Danimarkës, 33-vjeçarit i mjaftuan më pak se pesë minuta për të mposhtur rivalin, të cilin e rrëzoi që në
raundin e parë, shkruan Panorama Sport.
Pas triumfit,
Rrustemi festoi me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës. Për sportistin nga Zhagra e
Kosovës ky ishte triumfi i 12-të në karrierë, i dhjeti me
nokaut, ndërsa ende nuk e ka provuar shijen e humbjes.
Shtuar më 19/03/2017,
ora 14:07