Shqiptari që ka fituar në CAS: Ja çfarë ndodh në Lozanë
Ervin Bulku është një ndër të paktët shqiptarë që kanë fituar një çështje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS). Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht kapiteni i Tiranës, ka rrëfyer për "Panorama-Sport" detajet e "gjyqit" me ish-klubin e tij, Dnipropetrovsk.

"Kishin një vit pa më paguar dhe kur çështja shkoi në CAS, e fitova unë", shprehet Bulku.

Por, sa shanse ka që të ketë të njëjtin fat edhe Shqipëria, pas seancës së nesërme dëgjimore që do të zhvillohet në Lozanë?

"Nëse po flasim për drejtësi, atëherë kjo çështje as që duhej të shkonte në CAS, sepse Shqipërisë i takojnë tri pikët. Unë kam shumë besim vetë, sepse gjyqtarët aty nuk kanë lidhje me FIFA-n dhe UEFA-n. Ata janë të distancuar dhe shumë më të pavarur se organet juridike të këtyre institucioneve", ka thënë Ervin Bulku. /albeu.com/

Shtuar më 16/04/2015, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori