Shqiptari zevendeson Gilardinon
Fiorentina ka ndërmend të shesë sulmuesin italian, Alberto Gilardino. Për këtë, drejtuesit e klubit italian kanë filluar të mendojnë për pasardhësin e ish-futbollistit të Parmës dhe Milanit.

Uebfaqja gjermane 4-4-2 shkruan se Gila-n mund ta zëvendësojë sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi. 20-vjeçari shihet si njëri prej kandidatëve të preferuar të trajnerit Delio Rossi. Një ofertë zyrtare pritet t′i bëhet klubit zviceran shumë shpejt.

Drejtori sportiv i klubit Viola, Pantaleo Corvino është duke përgatitur terrenin për ta sjellë në Itali Mehmedin, i cili pati një vit magjik. Përpos Fiorentinës, Mehmedi pëlqehet edhe nga Novara, por edhe nga klubi anglez, Sunderland. /albeu.com/
Shtuar më 31/12/2011, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori