Shqiptarja nga Shkupi që dikur ishte yll i futbollit, sot mezi siguron kafshatën e gojës
Ish-futbollistja legjendare dhe ish-kapitenia e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për femra, Shyret Braimi nga Çairi i Shkupit, anëtare e dikurshme e KFF Shqiponjat nga Hasanbegu, e cila nga viti 2002-2008 me klubin e famshëm të femrave gjashtë herë luajit në Ligën e kampionëve europian, dhe fitoi mbi 10 kupa me ekipet që ka luajtur, në një intervistë për News-tv ka rrëfyer për ditët e vështira që po i kalon sot.

“Po kaloj një jetë të vështirë që se kam besuar as vet. Jetoj e vetme në shtëpi, pa prindër. Vëllezërit dhe motrat kanë familjet e tyre. Kam ardhur në situatë që të punoj si pastruese nëpër shtëpi të huaja. Shumë njerëz më kanë parë duke pastruar. Më pyesin a jam Shyretja, a jo? Përvec pastrimit, njerëzit më thërrasin edhe në përkujdesje të fëmijëve të tyre, kur ata kanë nevojë! Besomni se njerëzit habiten kur më shohin në këtë gjendje, thonë si është e mundur që një futbolliste me emër po pastron dhe përkujdeset për fëmijë”, thotë ajo.

Shyretja ka vetëm një dëshir.

“Dëshira ime është që të kem një punë të rregullt dhe një rrogë. Unë jam si ndihmëstrajnere në U15 të Maqedonisë për femra, por kemi grumbullime një herë në tre muaj, dhe na pagujnë nga 50 euro. Çka të bëj me ato para? Ju kam thënë disa personave që të më sigurojnë një vend pune, sepse e meritoj, pasi kam dhënë shumë djersë për futbollin. Po më thonë të pajisem me licencë, por sështë problem licenca. Unë do të pajisem, por ajo s’më jep ushqim. Unë kam nevojë urgjente për një vend pune në Federatë”, e përfundon rrëfimin e saj të dhimbshëm për News-Tv ish-futbollistja më e mirë e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për femra në vitet 2002-2008.

Shyretja deri në vitin 2015 ka qenë aktive, por më pas në mungesë të kushteve financiare është tërhequr nga futbolli aktiv.
Shtuar më 26/09/2020, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori