Shtanget Guardiola, Newcastle fiton me përmbysje ndaj Cityt (VIDEO)
Manchester City ka humbur me përmbysje ndaj skuadrës së Newcastle United me rezultatin 2-1 në "St. James Park", ndeshje e vlefshme për javën e 24 të Premier Leagues.

City zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 1 me golin e sulmuesit argjentinas, Sergio Aguero.

Vendasit zgjohen nga gjumi në minutën e 66' me golin e Salomon Rondon.

Përmbysja vjen në minutën e 80', pasi nga pika e bardhë e penalltisë shënon Matt Ritchie.

Pas kësaj humbjeje City renditet në vendin e 2 me 56 pikë, ndërsa Newcastle në vendin e 14 me 24 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2019, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori