Shtatë gola në dy ndeshje, Ronaldo Jr është një fenomen (VIDEO)
Djali i madh i sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo po shkelqen.

Portugezi 8 vjeçar ishte protagonist në fitoret e skuadrës torineze në një turne të zhvilluar me ekipet e 9 vjeçarëve në "International Maritimo Centenary Tournament". Kompeticioni i mbajtur në nder të 100 vjetorit të krijimit të skuadrës portugeze, Maritimo.

Ndaj portugezëve, Ronaldo Jr shënoi dy gola në fitoren 26-0 të bardhezinjve. Ndërkohë ndaj Kinës, talenti portugez realizoi 5 gola në fitoren 15-1. Plot 7 gola në 2 ndeshje, duke e kthyer 8 vjeçarin në një mostër të vërtetë. E ardhmja është e sigurtë dhe Ronaldo Jr pritet të jetë një prej tyre.
Shtuar më 16/04/2019, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori