Shtatë vendimet e Solarit që ndryshuan Real Madridin
Askush nuk mund të dyshoj që Santiago Solari është duke u përpjekur për të lënë gjurmë në Real Madrid, një gjë që është treguar me disa vendime të tij që ka marrë për kohë të shkurtër sa është në krye të detyrës

Prej që në stol të Los Blancos është Solari trajner, ai nuk ka ndaluar se bëri vendime-qoftë produktive qoftë dhe kontraverse.

• 1. Roli i portierit

Në fillim zgjedhja e tij e parë ishte Thibaut Courtois si numër 1 në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, përderisa Keylor Navas do të mbronte në Kupën e Mbretit.

Kjo përfundojë politikën e rotacionit të Julen Lopetegui pasi që Navas luante në Europë kurse Courtois më shumë në ligë.

Belgu ju përgjigj mirë këtij besimi dhe pavarësisht paraqitjeve të mira të Navas kur ai ka luajtur, Courtois ka qenë zgjedhje e parë.

• 2. Nevoja për një mesfushor defansivë

Casemiro u lëndua në ndeshjen e parë të Solarit, kundër Real Valladolidit, kështu që argjentinasi u desh të krijojë një mesfushor ultra kreativë për ndeshjen kundër Eibarit, me Dani Ceballos që ishte në detyrë.

Ky ishte një dështim i mrekullueshëm dhe Solari luajti me Marcos Llorenten në ndeshjen kruciale të grupeve me Romën ku ata fituan: spanjolli ishte më i miri në fushë.

Llorente e ka ruajtur vendin e tij në formacion dhe ishte briliant edhe në Botërorin e klubeve ku Los Blancos fituan, kurse lëndimi i tij bëri që Casemiro të kthehet përsëri në skuadër si zgjedhje e parë.

• 3. Nuk llogarit Isco

Në terma të vëmendjes mediale që kjo gjë ka gjeneruar, problemi më kontrovers që e ka shqetësuar Solarin është vendimi për Iscon.

Imazhet e 26 vjeçarit të ulur në bankë janë bërë normë dhe pavarësisht se ai ka qenë një figurë kyçe në Madrid në dy titujt e Ligës së Kampionëve, Isco tani është zgjedhje e tretë. Para tij janë Vinicius Junior dhe Fede Valverde, të dy konsiderohen më të mirë se ai nga Solari.

Solari nuk është i bindur në kualitetet e Iscos, në relacionin se si ai dëshiron që skuadra të funksionoj dhe pavarësisht se ka shumë lëndime në skuadër, trajneri nuk duket se e ka opsion mesfushorin spanjoll.

• 4. Vinicius tashmë e ka rastin për t’u dëshmuar

Prej që Solari erdhi në krye të dëtyrësa, Vinicius është lojtari që ai e ka bazuar lojën më së shumti.

Braziliani kishte luajtur më shumë në Castilla gjatë kohës së Lopeteguit, kurse ai debutoi kundër Valladolidit –ndeshjen e parë të Solarit-ku pësoi disa lëndime të cilat Madridi i vuajti, por tani ai është rritur dhe është bërë një startues i rregullt.

Vinicius ka fituar edhe mbështetjen e tifozëve, duke bërë që ëndrrat e tyre të marrin kahje tjetër pas fillimit të vështirë të sezonit, kurse ideja që ai mos të startojë nuk përbihët lehtë nga ata.

• 5. Vlera e Valverdes

Si Vinicius, mosha e tij është 20 vjet por kjo nuk do të thotë asgjë pasi që paraqitjet e Valverdes janë sikurse të një profesionist të vërtetë.

Ai ka treguar se ka personalitet në fushë dhe nuk di të dorëzohet në momentet më të vështirë, me të cilat Madridi është provuar kohëve të fundit.

Uruguaini ka qenë lojtari i Solarit që nga banka është shndërruar në një aset të mirë për skuadrën.

• 6. Tre mbrojtësa

Ky vendim mbetet të shihet nëse do të qëndrojë por përdorimi i tre mbrojtësve nga Real Madridi në fitoren 2-1 kundër Real Betisit ja vlen të përmendet.

Lëndimet në sulm janë të mëdha këtë sezon kështu që kjo është arsyeja pse ky sistem është adaptuar përderisa Madridi nuk ka një sulmues më të mirë, ata duhet të arrinë rezultate edhe në këtë atmosferë të vështirë.

Solari ka bërë vendime të vështira duke startuar me tre mbrojtës që i janë shpaguar: por mbetet të shihet se a do ta përdorë atë edhe gjatë këtij sezoni.

• 7. Reguilon para Marcelos

Ndoshta vendimi më i madh që është marrë pas atij për Iscon ishte lënia në bankë e Marcelos, njërit prej kapitenëve dhe lojtarëve me më përvojë në skuadër.

Ekipet e tjera janë në alarm pas kësaj situate të krijuar për brazilianin.

Sergio Reguilon, një lojtar nga akademia është shfaqur dhe ai ndoshta nuk e ka pasur ndikimin e njëjtë si Marcelo për të shkuar përpara edhe në sulm, por ai është më stabil, sidomos kohëve të fundit ku ka krijuar një partneritet shumë të mirë me Viniciusin në anën e majtë të fushës.
Shtuar më 21/01/2019, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori