Barcelona nuk gjen qetësi as me uniformën e re, Nike e anullon
Si mos mjaftonin problemet në rezultate për Barcelonën, tashmë klubit katalanas i del edhe një problem tjetër, shkruan Albeu.com.

Katalanasit duhej të vishnin fanellën e tyre të re 2020/21 për ndeshjen e ardhshme kundër Espanyol, por plani i firmës NIKE ka ndryshurar.

Sipas gazetës katalanase "Sport", shkak është bërë një problem me uniformën duke u venitur me djersën dhe larjen, dhe Nike e ka tërhequr bluzën e re.

Urdhërat më të mëparshëm ishin dërguar në dyqane përpara fillimit të shitjes së tyre, por ata tani do t'i tërheqin nga tregu.

Unifroma përmban një dizajn me shirita, megjithëse vija blu dhe e kuqja janë të ndara me një vijë të verdhë.

Ndërkohë uniforma e dytë do të jetë e zezë, ndërsa i treta do të jetë rozë. /albeu./com/
Shtuar më 03/07/2020, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori