Shtohen rastet me koronavirus në Serie A, infektohen edhe te Sassuolo
Serie A rrezikon të shkojë drejt një tjetër mbylljeje.

Pas skuadrave si Milan, Genoa, Napoli e Juventus, së fundmi edhe një tjetër skuadër është goditur nga virusi Covid-19.

Sassuolo njofton se Jeremy Toljan ka rezultuar pozitiv në koronavirus.

Mbrojtësi gjerman ka luajtur tri ndeshje gjatë 2020/21 me Sassuolo, por tani është në izolim.

26 vjeçari ishte rasti i vetëm pozitiv te Sassuolo, me ‘Neroverdi’ që njoftuan se të gjithë lojtarët tjerë kanë dalë negativë.
Shtuar më 15/10/2020, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori