Sot u anuluan të gjitha ndeshjet e Serisë A, pasi kapiteni i Fiorentinas, Davide Astori, ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare.
Mbrojtësi vdiq në gjumë nga një sulm në zemër në hotelin e ekipit ku po qëndronte para përballjes me Udinesen.
Tani raportohet se do të
shtyhet edhe finalja e
Kupës së Italisë, që do të luhet mes
Milanit e Juventusit, e cila ishte
planikukuar për t’u zhvilluar më 21 maj në “Olimpico” të Romës.
Pritet tashmë të caktohet data e re e finales së trofeut të dytë më të rëndësishëm në Itali. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2018,
ora 23:20