Shtyhet Inter-Ludogorets?
UEFA do të vendosë ditën e nesërme nëse do të zhvillohet ndeshja e së enjtes për Ligën e Europës midis Interit dhe Ludogoretsit në “San Siro”.

Ditën e sotme, klubi bullgar dërgoi një kërkesë institucionit të futbollit europian dhe Interit për të qartësuar nëse sfida e kthimit e raundit të 1/32-ave me zikaltrit do të zhvillohet apo jo.

Pas shtyrjes së takimit Inter-Sampdoria nga kampionati italian për shkak të shpalljes së emergjencës nga përhapja e koronavirusit, u aludua se dhe takimi mes zikaltërve dhe skuadrës bullgare nuk do të zhvillohej.

“Ludogoretsi i ka kërkuar zyrtarisht UEFA-s dhe Interit të qartësojë situatën në Lombardi dhe Milano. Rastet e koronavirusit janë raportuar shumë këto ditë. Ludogoretsi, kundërshtar i Interit në fazën 1/32-ave të Ligës së Europës do të përballet me të ditën e enjte në ‘San Siro’. Më shumë se 600 tifozë do të mbështesin skuadrën në Itali. Shumë prej tyre kanë blerë biletat dhe janë organizuar për të udhëtuar nga Bullgaria në Itali. Klubi jonë pret sqarim zyrtar dhe të shpejtë nga Interi për situatën e krijuar në qytet”, shkruhet në komunikatën për shtyp të Ludogoretsit.
Shtuar më 23/02/2020, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori