Shtyhet konferenca e Lopeteguin, lojtarët nuk e duan largimin e tij
Sipas gazetës "Marca" trajneri i Spanjës Julen Lopeteguin rrezikon seriozisht të largohet nga bankina e kësaj kombëtarje.

Raportimi vazhdon duke thënë se në këtë mes janë futur edhe lojtarët e Sapanjës duke kërkuar më çdo kusht që ta mbajnë atë në Spanjë, por vazhdimësia e tij është në limite kritike.

Konferenca e jashtëzakonshme e thirru është shtyrë për një orë më pas, pasi Lopeteguin dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës ishin në një takim së bashku për të bërë diskutimet e fundit.

Shkak i këtyre tensioni është bërë konfirmimi i Lopeteguin si trajner i Real Madridit ndërkohë që është edhe teknik i kombëtares Spanjolle. /albeu.com/




Shtuar më 13/06/2018, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori