Shtyhet më 20 janar gjyqi i Ribery dhe Benzema
Shtyhet për më 20 janarin e 2014 procesi gjyqësor për dy lojtarët e kombëtares franceze, Franck Ribery e Karim Benzema, pasi akuzohen për kryerje të marrëdhënieve seksuale me Zahia Dehar që në atë kohë ishte minorene.

Shkaku që solli shtyrjen e procesit gjyqësor është se avokati mbrojtës i lojtarit të Bayernit, Ribery ngriti një pyetje rreth kushtetuetshmërisë.

Në sallën e gjyqit nuk ishin të pranishëm as Ribery dhe as Benzema. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2013, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori