Shtyhet me një javë Vllaznia-Lushnja, arsyeja nuk ka fushë ku të zhvillohet
Pëlqej
Merr zgjidhje zyrtare çështja e stadiumit të Vllaznisë që do të duhej të luante këtë mesjavë si pritëse ndeshjen kundër Lushnjës. Takimi është shtyrë për në datën 22 Nëntor në orën 14:00.

Kushtet e pafavorshme për ta zhvilluar ndeshjen këtë mesjavë në “Loro Boriçi” për shkak të mbjelljes së barit, e kanë spostuar takimin e javës së 10 një javë më vonë. Gjatë ditëve të fundit u diskutua mundësia që takimi të luhej në një fushë asnjanëse madje edhe në Lushnje me të drejtë rikthimin në shtëpi për fazën e tretë dhe të katërt por zgjedhja zyrtare është shtyrja e takimit delikat mes dy skuadrave që mbyllin fundin e klasifikimit.

Pas ndalesës së kombëtareve që u dha ekipeve më shumë kohë për të përgatitur rikthimin në fushën e lojës, skuadra shkodrane dhe ajo e drejtuar nga Hysen Dedja do të kenë më shumë kohë në dispozicion për ta përgatitur këtë duel që mund të rezultojë vendimtar në betejën e mbijetesës. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2017, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori