Shtyhet ndeshja Lazio - Inter ?
Raportohet se ndeshje mes Lazios dhe Interit mund të shtyhet për shkak të motit të keq.

Sipas disa mediave në Itali, koha e keqe në Romë është vështirësuar në orët e fundit dhe ndeshja që do të zhvillohet në 20:45 mund të shtyhet nëse nuk përmirësohet moti.

Pavarësisht se dy skuadrat dëshirojnë të luajnë në "Olimpico", shqetësimi primar është siguria publike që do të thotë se kjo ndeshje mund të shtyhet.

Gjatë natës së sotme ka vetëtima dhe bubullima në të gjithë Italinë, por gjendja më e rëndë është Roma pasi që ka pasur stuhi, shi të madh dhe vërshime.

Alarmi për motin në kryeqytetin italian është në gjendje të “jashtëzakonshme” të hënën, me shkollat që janë mbyllur në disa zona të këtij qyteti.
Shtuar më 29/10/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori