Shtyhet rifillimi i Superligës, FSHF tregon shkaqet
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ashtu siç ishte paralajmëruar disa ditë më parë, Superliga do të rifillojë në fazën e tretë një javë më vonë seç ishte vendosur. FSHF ka njoftuar vendimin me anë të një postimi në faqen zyrtare duke sqaruar dhe shkaqet.

"Pas një komunikimi të vazhdueshëm me klubet e Kategorisë Superiore për të arritur një konsensus të plotë, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të shtyjë me një javë rifillimin e Fazës së 3-të të Kampionatit Kombëtar, e planifikuar të niste me datë 21 janar.

Për shkak të temperaturave të ulëta, kohës së ftohtë dhe mbi të gjitha, edhe pas një akordi dhe konsensusi të plotë me të 10 klubet e Superiores, Faza e tretë e Kampionatit do të nisë në datën 28 janar 2017, ndërkohë që data 21 do të rikuperohet në një ditë tjetër, e cila do t’iu njoftohet sa më shpejt", shkruan FSHF.
Shtuar më 14/01/2017, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori