Shtypi spanjoll "ngre në qiell" Realin
Fitorja 3-1 dhe kualifikimi për në finalen e Kupës së Mbretit, ka bërë jehon në shtypin spanjoll. Një ditë pas këtij suksesi gazetat spanjolle janë në të njëjtën mendje.

"Revolucion, përmbysje", ky është titulli i "Marcas" që hap edicionin e saj pas klasikes së kthimit në Kupën e Mbretit. Madje në brendësi kjo gazetë bën të ditur se presidenti Sandro Roselll dhe drejtori I përgjithshëm Andoni Zubizareta do të udhëtojnë drejt nju jorkut për të biseduar me trajnerin Villanova. Ky udhëtim ishte I parashikuar por mesa duket humbja në klasike e bëri urgjente.

"Sin excusas", Pa shfajësim. Ky është titulli që përdor "El Mundo Deportivo", që në brendësi shkruan se kjo është një humbje që djeg shumë.

Ndërkohë "Sport.es" e hap me titullin, "Ishte një shkatërrim por… duhet të riktheheni". Ajo që bie në sy në brendësi të dy gazetave katalanase është se në fushë është parë një Barcelonë e panjohur më parë.

Ndërkohë "AS" nuk përmbahet me titullin e saj, "merre, merre dhe merre", teksa në brendësi të shkrimit nuk diskutohet që në këto moment Reali konsiderohet një skuadër më e mirë se Barcelona. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori