Shuhen dyshimet për të ardhmen e Paqueta
E ardhmja e Lucas Paqueta do të jetë te Milani.

Të paktën kështu deklaroi agjenti i brazilianit, Eduardo Uram i cili hodhi poshtë zërat që flisnin për një kalim të mesfushorit të PSG-së.

Në fakt Paqueta nuk është një emër i ri për francezët, pasi drejtori sportiv i tyre, Leonardo është një admirues i lojës së 22-vjeçarit dhe me mundësinë e parë ai do të ishte i gatshëm të bënte një ofertë për të bindur drejtuesit e Milanit ta linin të lirë.

Por sipas agjentit të Paqueta ai nuk ka kontaktuar me askënd dhe se mesfushori do të jetë te Milani edhe sezonin e ardhshëm.
Shtuar më 09/11/2019, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori