"Shuhen" shpresat e Interit, Arthur i shpreh hapur besnikëri Barcelonës edhe për shumë vite
Mesfushori brazilian i Barcelonës, Arthur, lidhej me një transferim të mundshëm te skuadra e Inter.

Por, lojtari së fundmi ka folur për planet e tij lidhur me të ardhmen në futboll, kur edhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Barcelona për disa vite.

"Për secilin lojtar është një nder që emri i tij të lidhet me skuadra të mëdha si ajo e Inter, skuadër me trajner të madh dhe lojtarë impresivë", ka thënë fillimisht Arthur.

"Gjithsesi, duhet thënë se tani mendoj vetëm për Barcelonën. Ndihem shumë mirë si në skuadër ashtu edhe në qytet dhe sinqerisht vazhdoj ta shoh veten të veshur me fanellën e Barcelonës edhe për shumë vite që po afrojnë", ka thënë tutje braziliani.

Këto komente, Arthur i ka dhënë në një intervistë me prestigjiozen italiane, ‘Gazzetta dello Sport’.

Arthur ka qenë pjesë kyçe e planeve të Barcelonës në sezonet e fundit. Lojtari erdhi nga Brazili, duke arritur të përshtatet mjaft mirë në ‘Camp Nou’.
Shtuar më 13/05/2020, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori