E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
"Shuhet" ëndrra e Realit për yllin e Bayernit
Merr fund ëndrra e Realit të Madridit për të firmosur me Robert Lewandowskin. Sulmuesi polak, i cili ndodhej shumë pranë klubit merengues ka bërë prapakthehu duke vendosur të rinovojë kontratën e tij aktuale me Bayern Munich.

Sipas asaj që raporton gazeta prestigjoze gjermane Bild, Lewandowski ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit bavarez për të rinovuar deri në vitin 2021, kontratën që i skadon në 2019-tën.

Nga nënshkrimi i marrëveshjes së re 27-vjecari nga Varshava do të përfitojë një pagë shumë më të lartë se ajo që merr aktualisht te Bayerni, edhe pse termat ekonomikë të rinovimit nuk bëhen të ditura nga Bild.
Shtuar më 29/03/2016, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori