Shumë skuadra të interesuara për Kanoute
Albeu.com
Frederic Kanoute ka zbuluar se për shërbimet e tij janë të interesuara shumë skuadra evropiane, mirëpo ai pohon se është i lumtur te Sevilla dhe dëshiron të qëndrojë aty.Më herët është spekuluar se sulmuesi nga Mali mund të rikthehet te Tottenham Hotspur, mirëpo pasi kjo dështoi, për të duket të jenë të interesuara shumë skuadra tjera.

Sevilla ka dështuar të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, dhe ata janë në dijeni se do të humbin së paku dy nga yjet e tyre, ndërsa njëri mund të jetë Kanoute.

“Kontrata është valide deri në vitin 2010. Të shohim se çka mendon klubi për këtë. Jam i lumtur me pozitën time në skuadër, mirëpo në futboll kurrë nuk thuhet kurrë. Nëse skuadra dëshiron të të shesë, atëherë duhet të shikosh një vend tjetër”.

“Më kanë kontaktuar disa skuadra nga Anglia, Spanja dhe dy gjigantë të futbollit evropian, kështu që të presim dhe të shohim cili do të jetë destinacioni im i radhës”, ka thënë Kanoute.
Shtuar më 15/05/2008, ora 19:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori